Mediumi qeveritar serb: Njësia Speciale po e bastis një fabrikë në Zubin Potok - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi qeveritar serb: Njësia Speciale po e bastis një fabrikë në Zubin Potok

    Insajderi
    08 September 2023 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës rreth orës 10:00 të mëngjesit kanë hyrë në ambientet e fabrikës së veglave “Lola” në Zubin Potok. Siç shkruan “Kosovo Online”, policia ka bërë një kontroll të objektit dhe rreth zonës së fabrikës.

    Sipas këtij mediumi, në këtë aksion të Policisë së Kosovës kanë qenë rreth 50 policë.

    Ndërkohë raportohet se në fabrikë s’ka pasur njeri gjatë bastisjes meqë ajo është jofunksionale prej vitesh.

    Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës mbi këtë çështje por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark