Ky është 58-vjeçari shqiptar i futur në listën e personave më të kërkuar në Evropë për trafik me drogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 58-vjeçari shqiptar i futur në listën e personave më të kërkuar në Evropë për trafik me drogë

    Insajderi
    17 September 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    58-vjeçari shqiptar, Haredin Fejzulla i akuzuar për trafik drogë është futur në listën e personave më të kërkuar në Evropë. Aktualisht për kapjen e 58-vjeçarit janë vënë në kërkim të gjitha policitë e vendeve të BE.

    Prej kësaj fundjave, përshkrimi i tij është në listën e Europol-it, dhe është ndër emrat më të kërkuar në Europë.

    Haredin Fejzulla, i cili ka fituar miliona euro nga trafiku i drogës në Belgjikë tërhoqi vëmendjen e hetuesve në verën e vitit 2013. Ai u dënua me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.

    Por kush është Haredin Fejzulla?

    Një gjyq i vitit 2021 kundër Fejzullait zbuloi se 13 nga plantacionet gjeneruan rreth katër milionë euro, para të cilat besohet se u riinvestuan nga banda.

    Haredin Fejzulla ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. E gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizim. Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve.

    Vetë Fejzulla ndodhet në arrati që prej 22 shtatorit 2014: që prej asaj kohe ai nuk është parë më në Belgjikë nga policia. Fejzulla shpesh prezantohej si grek dhe përdorte pseudonime greke si ‘Spiros’, ‘Robotis Postolis’ ose ‘Vasileios Samaras’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark