Vritet një person në Malishevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një person në Malishevë

    Insajderi
    20 September 2023 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është qëlluar me armë zjarri në fshatin Banjë të Malishevës.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, e ka konfirmuar lajmin duke bërë të ditur se edhe i dyshuari për vrasje është vetë dorëzuar në polici.

    “Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark