Arrestohen dy serbë në veri të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy serbë në veri të Kosovës

    Insajderi
    20 September 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të mërkurë dy serbi në Veri të Kosovës. Në banzë të raportimeve nga mediat e Kosovës, dyshohet se dy personat e ndaluar akuzohen për krime lufte.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Zveçan, ndërkohë që tjetri është ndaluar në veri të Mitrovicës.

    “Kemi asistuar në arrestimin e dy personave, njëri në Zveçan dhe tjetri në veri të Mitrovicë. Të njëjtit janë dërguar në Prishtinë”, ka thënë shkurt ai.

    Raportohet gjithashtu se janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë si të implikuar në krime lufte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark