Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë, ka reaguar për sulmin në Veri ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
AI ka dënuar sulmin si dhe ka kërkuar që autorët e krimit të arrestohen e të dalin para drejtësisë.
”Sulmi ndaj policisë së Kosovës mbrëmë është i papranueshëm. Mendimet e mia të para janë me viktimat dhe familjet e tyre. Autorët e këtij sulmi duhet të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në Twitter.
Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe ambasadori amerikan, gjerman dhe italian.
L’attaque contre la police 🇽🇰 cette nuit est inacceptable. Mes premières pensées sont pour les victimes et leurs familles. Les auteurs de cette agression doivent être arrêtés et traduits en justice.
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) September 24, 2023