Lëndohet edhe një zyrtar policor në Zveçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohet edhe një zyrtar policor në Zveçan

    Insajderi
    24 September 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe një zyrtar policor është lënduar nga sulmet e vazhdueshme me armë zjarri në afërsi të fshatit Banjskë. Sipas policisë, zyrtari i saj ka lëndime të lehta trupore.

    Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Deri më tani konfirmohet vrasja e tre sulmuesve, arrestimin i një sulmuesi tjetër dhe arrestimi i katër personave tjerë të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve.

    Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, ka njoftuar policia.

    “Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë”, informon policia.

    Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark