Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje

    Insajderi
    24 September 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjësk të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, teksa mbeti i plagosur edhe një zyrtar policor.

    Ata kanë thënë se palët duhet të përmbahen nga dhuna, teksa dialogu sipas tyre është rruga e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon, njofton Klankosova.tv.

    “Ne dënojmë sulmin e mëngjesit të sotëm (24 shtator) në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit me shumicë serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe plagosjen e policëve të tjerë të Kosovës. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Edhe Ambasada jonë në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin”, thuhet në reagim.

    “Për të ulur tensionin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është e domosdoshme që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e dialogut”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark