Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës

    Insajderi
    25 September 2023 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar pamje nga droni që shfaqin grupin e sulmuesve teksa lëviznin në Manastirin e Banjskës të Zveçan të dielën.

    Rreth 30 të uniformuar e të maskuar shihen teksa lëvizin në manastir pak orë pasi kishin qëlluar për vdekje policin Afrim Bunjaku në këtë fshat.

    Pamjet janë publikuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press” të hënën në mbrëmje, që materialin ia ka atribuuar Qeverisë së Kosovës.

    Ata shihet teksa kanë hyrë në këtë manastir. Më pas ky grup ka sulmuar policinë. Në aksion janë vrarë tre sulmues.

    Pamjet nga droni tregojnë sulmuesit teksa ecin maleve si dhe brenda mureve të manastirit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark