Mblidhen mbi 30 mijë euro për të ndihmuar familjen e policit të rënë në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhen mbi 30 mijë euro për të ndihmuar familjen e policit të rënë në veri

    Insajderi
    27 September 2023 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesi i së dielës ishte i kobshëm për Kosovën, meqë rreshteri Afrim Bunjaku u vra nga disa terroristë serbë në Banjskë të Zveçanit.

    Pas kësaj ngjarjeje tragjike në ditën e varrimit të tij u mbajt një mbledhje komomerative, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli hero, Afrim Bunjakun.

    Organizata “American albanian law enforcement association USA” që ka për synim thellimin e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shqiptarëve në shenjë solidarizimi dhe nderimi për veprën e heroit Afrim Bunjaku, ka hapur një “Gofoundme”, ku secili mund të kontribuojë dhe t’i dalin në ndihmë familjes së tashmë të ndjerit.

    Deri tani aty janë dhuruar mbi 30 mijë euro, shkruan Zeri.info.

    Kliko këtu për të ndihmuar


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark