Blinken mori kitarën elektrike dhe këndoi tek Departamenti i Shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Blinken mori kitarën elektrike dhe këndoi tek Departamenti i Shtetit

    Insajderi
    28 September 2023 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken luajti me kitarë dhe këndoi këngën e tij ikonë “Hoochie Coochie Man” tek Departamenti i Shtetit si pjesë e një iniciative mbarëbotërore për të çuar muzikën drejt një mjeti diplomatik për të për të promovuar paqen dhe demokracinë.

    Iniciative Globale e Diplomacisë Muzikore synon të mbështesë qëllimet më të gjera të politikës së jashtme të SHBA-së, transmeton Telegrafi.

    Blinken mori në dorë kitarën elektrike dhe ia tha këngës për pjesëmarrësit tek departamenti i shtetit.

    “Nuk mund të humbisja mundësinë e sotme për të kombinuar muzikën dhe diplomacinë. Ishte një kënaqësi për të lansuar Nismën e re të Diplomacisë Muzikore Globale të Departamentit të Shtetit”, shkroi Blinken në rrjetin social X (ish-Twitter).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark