Kush është shqiptari që vrau me plumb në kokë gruan, shoqja e viktimës: I frikshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Kush është shqiptari që vrau me plumb në kokë gruan, shoqja e viktimës: I frikshëm

    Insajderi
    29 September 2023 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klodiana Vefa, 35-vjeç me origjinë nga Shqipëria, u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e djeshme në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.

    Krimi ndodhi në rrugën via Galvani, pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes.

    I dyshuari kryesor për ngjarjen është ish-bashkëshorti i viktimës, Alfred Vefa, të cilin policia e ka shpallur në kërkim..

    35-vjeçarja kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me burrin dhe ishin distancuar nga njëri tjetri kohët e fundit.

    Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetonte prej kohësh.

    Në një prononcim për mediat lokale, shoqja e viktimës tha se bashkëshorti i Klodianës ishte një person i frikshëm, i cili ushtronte mbi të dhunë të fortë psikologjike.

    “Ai ushtroi dhunë të fortë psikologjike. Ajo, gjithnjë e buzëqeshur, ndryshoi plotësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar atë. Zgjati shumë. Nuk e di pse ra dakord për takimin e fundit. Këtë nuk duhet ta bënte kurrë. Ai kishte filluar një jetë të re”, tha shoqja.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark