Kurti informon emisarin gjerman: Serbia po kërcënon me agresion ushtarak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti informon emisarin gjerman: Serbia po kërcënon me agresion ushtarak

    Insajderi
    01 October 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim për të dytën herë brenda javës të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili i shkoi në zyrë së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

    Temë qendrore e bisedës ishte situata e sigurisë në Republikën e Kosovës, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

    “Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të organizuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku, veprimet destabilizuese të Serbisë vijuan dhe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Kryeministri Kurti theksoi që dëshmitë e mbledhura përgjatë hetimeve të realizuara pas sulmit kriminal dhe terrorist, faktojnë e dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, për të cilin Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftim.

    “Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën ishte hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe mbështetur një agresion të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës”.

    Kurti, siç njofton zyra e tij, tha se Policia e Kosovës, përmes ushtrimit të kompetencave të saj kushtetuese e ligjore, “mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët në komunat në veri të vendit dhe bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë”

    “Kryeministri Kurti e falënderoi emisarin Sarrazin për këtë vizitë të radhës dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark