Pas raportimit të Insajderit për sulmin e familjes shqiptare në Medvegjë, reagon Kamberi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas raportimit të Insajderit për sulmin e familjes shqiptare në Medvegjë, reagon Kamberi

    Insajderi
    01 October 2023 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas sulmit dhe frikësimit të familjes së Ruham Muharremit në Medvegjë.

    Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të monitorojë situatën në fjalë.

    Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë, Insajderi sjell pamjet

    “Partia për Veprim Demokratik dënon kategorikisht aktet e dhunës dhe frikësimit të familjes së Ruhan Muharremit në Medvegjë. Një grup i panjohur ka kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre”.

    “Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla”.

    “Gjithashtu, ftojmë Bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

    Lidhur me këtë sulm më herët kishte raportuar Gazeta Insajderi.

    Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë, Insajderi sjell pamjet


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark