Arrestohet një grua si e dyshuar për vjedhje në shtëpinë e ministres Rozeta Hajdari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një grua si e dyshuar për vjedhje në shtëpinë e ministres Rozeta Hajdari

    Insajderi
    02 October 2023 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçare si e dyshuar për vjedhje të rëndë.

    Gazeta Insajderi mëson se personi i arrestuar, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

    Mëngjesin e së hënës ministrja kishte raportuar në polici se në shtëpinë e saj kanë hyrë hajnat. Mediat raportuan gjatë ditës se  Hajdarit iu vodhën 2 mijë e 500 euro dhe gjëra të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.

    Arrestimin e të dyshuarës e  ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti:

    Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023.

    Puna e hetuesve  policor,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe të  arrestojnë të dyshuarën:

    – N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës.

    E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark