Vdes një person në Prishtinë, policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person në Prishtinë, policia nis hetimet

    Insajderi
    04 October 2023 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka hapur rast për vdekjen e një personi dje në Prishtinë.

    Sipas policisë, një dëshmitarë ka thënë se atij i është keqësuar gjendja me ç’rast e ka dërguar në urgjencë.

    Mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

    “Rr. Fehmi Lladrovci, Prishtinë 03.10.2023 – 06:55. Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar me profesion taksist, pasi që viktima mashkull kosovar ka pasur probleme shëndetësore e ka dërguar në urgjencë, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark