Vajza e ministrit Xhelal Sveçla evakuohet nga Izraeli, pritet nga babai i saj në aeroportin e Rinasit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e ministrit Xhelal Sveçla evakuohet nga Izraeli, pritet nga babai i saj në aeroportin e Rinasit

    Insajderi
    08 October 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    40 shtetas shqiptarë janë evakuuar me sukses përmes operacionit të parë që Shqipëria organizoi pas nisjes së luftës në Izrael.

    Sipas autoriteteve shqiptare në grupin e parë prej 40 vetash ka shtetas të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. 

    Gazeta Insajderi mëson se në mesin e të evakuarve është dhe vajza e Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlës.

    Ajo po qëndronte në Izrael për studime.

    Ajo udhëtoi së bashku me shtetasit shqiptarë drejt aeroportit të Rinasit ku e priste babai i saj.

    Shqipëria ka ende shtetas shqiptarë në Izreal, por sot pasdite në orën 17 hapësira ajrore u mbyll për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës.

    Autoritetet shqiptare kanë marrë masa të identifikojnë shtetasit e tyre aty ku janë dhe do t’i evakuojnë sapo të krijohet mundësia e parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark