“Nuk iki”, shqiptarja nga Izraeli: Kam 30 vite këtu, partnerin e vajzës e rekrutuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk iki”, shqiptarja nga Izraeli: Kam 30 vite këtu, partnerin e vajzës e rekrutuan

    Insajderi
    09 October 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Felicita Jakoel, kryetare e shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael tregoi se situata e dy ditëve të fundit në Izrael është më e vështira që ka përjetuar në 30 vjet qëndrimi në Izrael.

    Ajo tha se me gjithë situatën e rëndë nuk ka ndërmend të largohet nga Izraeli, pasi bashkëshorti i saj është izraelit dhe vajza e saj ndihet izraelite, edhe pse flet shqip.

    “Izraeli është një vend i lirë dhe demokratik, çdo njëri mund të jetojë aty ku do, çdo njëri është i lirë të bëjë me jetën e vet çfarë do. S’e kam menduar të largohem, se unë jam njëri që besoj në determinizmi, që çdo njëri ka fatin e vet. Burri im është izraelit, vajza ime e ndjen veten izraelite, edhe pse flet shqip, shoku i saj është mobilizuar. Dhe ne nuk mund ta lëmë njëri-tjetrin, do qëndrojmë këtu bashkë”, tha ajo në një intervistë për Euronews Albania.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark