Shkon në 900 numri i të vrarëve nga sulmet ndaj Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkon në 900 numri i të vrarëve nga sulmet ndaj Izraelit

    Insajderi
    09 October 2023 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka shkuar në 900 numri i të vrarëve në Izrael, pas sulmeve intensive të konfliktit me Hamasin.

    Këtë e ka konfirmuar për rrjetin amerikan të lajmeve CBS, një zëdhënës i ambasadës izraelite, transmeton klankosova.tv.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë të ditur se po vazhdon luftimi me militantët palestinezë. Kanë thënë se janë vrarë mbi 400 militantë palestinezë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës e janë arrestuar disa tjerë.

    Ndërkohë “BBC” ka publikuar një video ku shihen forcat izraelite duke shkëmbyer zjarr me militantët palestinezë në rrugën mes Ashdodit dhe kufirit me Gazan. Video pretendohet se është bërë të dielën.

    Kabineti i Sigurisë i Izraelit mbrëmë ka votuar që ta shpallë zyrtarisht gjendjen e luftës dhe për t’i mundësuar “ushtrisë të kryejë aktivitete të mëdha ushtarake”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Izraelit.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte thënë të shtunën në mëngjes se shteti i tij është në luftë pasi që militantët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit.

    Nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit është bërë e ditur se shkollat do të mbesin të mbyllura në të gjithë vendin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark