Konjufca: Qëllimi i Serbisë ishte aneksimi i një pjese të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Qëllimi i Serbisë ishte aneksimi i një pjese të Kosovës

    Insajderi
    09 October 2023 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Berlin.

    Në Ambasadën e Kosovës, kryeparlamentari ka takuar diasporën me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me agresionin të terroristëve serb ndaj Kosovës, raporton rtklive.

    “Është një grup që mban kontakte të drejtpërdrejt me ushtrinë e Serbisë. Edhe presidenti edhe ministri i brendshëm dhe ushtria ua ka ofruar poligonet për ushtrime kundër Kosovës. Qëllimi i Serbisë ishte aneksimi i një pjese të territorit të Kosovës. Pra, po e dijmë saktë qëllimin i cili nuk është veç i një grupacionit, por edhe i Serbisë. Për nga natyra quhet akt terrorist por për nga statusi ishte agresion”, tha Konjufca.

    Ndërkaq, të martën kreu i Kuvendit të Kosovës do të takohet me presidenten e Bundestagut, Barbal Bas. Gjithashtu takime do të zhvillojë edhe me kryesuesin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark