Si u organizua sulmi terrorist në Izrael? - Flet kreu i Hamasit: E dinin pak njerëz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Si u organizua sulmi terrorist në Izrael? – Flet kreu i Hamasit: E dinin pak njerëz

    Insajderi
    10 October 2023 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mes analizave të shumta që po bëhen në Izrael mbi mënyrën se si militantët kryen një sulm në shkallë kaq të madhe, një lider i Hamasit ka dhënë detaje mbi planin, që nga planifikimi e deri tek ekzekutimi.

    Ali Barakeh, një eksponent i lëvizjes me bazë në Bejrut, foli për “Associated Press”.

    Ai tha se vetëm pak liderë të lëvizjes ishin në dijeni dhe se Irani dhe Hezbollahu nuk morën pjesë në planifikimin e agresionit.

    “Operacioni nuk dihej nga askush, përveçse një grusht njerëzish. Ne zgjodhën kohën kur armiku ishte i zënë me pushimet e tij. Askush nga komanda qendrore e Hamasit nuk ndodhej në Bejrut të hënën e kaluar. Asnjë. As nga komanda, as nga byroja politike”, tha Ali Barakeh, lider i Hamasit në Bejrut.

    Zyrtari i Hamasit tha gjithashtu se grupi do të përdorë pengjet izraelite për të siguruar lirimin e palestinezëve të burgosur në Izrael dhe SHBA.

    “Ata u arrestuan në Amerikë vetëm sepse akuzoheshin për drejtim të një organizate bamirësie që mbështet banorët dhe jetimët në Gaza. Amerika i mori dhe i dënoi këta njerëz sepse iu kërkua nga Izraeli. Ata janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ne do të kërkojmë lirinë e këtyre palestinezëve pasi është e drejta jonë”, vijoi ai.

    Me Izraelin që po bëhet gati për një ofensivë tokësore në Gaza, Barakeh tha se aleatët e Hamasit do t’i bashkohen luftimeve nëse Gaza përballet me një asgjësim të mundshëm. Ai shtoi se Hamas ka marrë ndihmë nga Irani dhe Hezbollahu në të kaluarën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark