Kurti: Kush ka vajza botën ka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kush ka vajza botën ka

    Insajderi
    11 October 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është bërë lansimi i Fushatës “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA në partneritet me IPKO Foundation, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u adresua me një video-mesazh gjatë eventit, tha se Qeveria është e përkushtuar që të mbështesë të gjitha kategoritë pa dallim.

    “I duhet shtëpisë një djalë është një shprehje që ende e dëgjojmë në shoqërinë tonë. Dukuria që prish raportin natyror të lindjeve nuk duhet që të ketë vend më në Kosovë. Vajza jonë është dhurata më e çmuar për mua dhe Ritën. T’i themi jo praktikës dhe preferencës për djalë sepse kush ka vajzën botën  ka”, ka thënë ai. 

    Nga të pranishmit u pohua se fushata ka për qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me çështjen sensitive të abortit selektiv në Kosovë dhe ndërlidhjen e saj me qasjen e pabarabartë të vajzave në edukim, me qëllim të ndërmarrjes së nismave më efektive për ta adresuar këtë shqetësim.

    Përderisa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se po punohet në vazhdimësi në përmirësimin e kushteve e shërbimeve.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se qasja në arsim do të jetë e barabartë për të gjithë, e sidomos për vajzat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark