Ferizaj, shoqërohet në polici 69-vjeçari që u kap me armë zjarri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj, shoqërohet në polici 69-vjeçari që u kap me armë zjarri

    Insajderi
    11 October 2023 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është shoqëruar në polici një 69 vjeçar në Ferizaj pasi u kap me pushkë automatike në rrugën “Naim Beka”, në Ferizaj, shkruan Gazeta Express.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar.

    “Me datën 10.10.2023, rreth orës 18:00, policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se një person në rrugën ‘’Naim Beka’’ në Ferizaj posedon armë zjarri. Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. Policët hetues kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.L ( M/K) i moshës 69 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pushkë gjysmë automatike). I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar. Rasti është cilësuar ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ‘’”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark