
30 vjeçari nga Prishtina, Arben Beselic ka tri ditë që është zhdukur. As sot, në ditën e tretë, familjaritet e tij kanë thënë se nuk kanë ende asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Insadjeri ka kontaktuar vëllain e tij, Ilirin, por ai ka thënë se ende nuk janë njoftuar nga policia për ndjekjen e ndonjë piste për zhduken e Arbenit.
“Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet. Nuk ka diçka të re nga ajo se çfarë kemi deklaruar dje”, tha Ilir Beselica, vëllai i të zhdukurit.
Detajet e fundit lidhur me rastin janë se ai momentin e fundit që është parë ka qenë me veturën e tij në një fshat të Kamenicës.
Ai është parë për herë të fundit të hënën në mëngjes, konfirmojnë familjarët.
Për gjetjen e tij është angazhuar edhe Policia e Kosovës. Por edhe qytetarë.
Nga policia thonë se kanë nisur hetimet rreth zhdukjes së 30 vjeçarit në Prishtinë.
“Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Policia është duke ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e rastit”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Familja bën thirrje se kush do që ka informata lidhur me vendndodhjen e 30 vjeçarit, të kontaktojnë në numrin 049/482-024.