E tmerrshme: Do t'iu vijë gërdi nga pamjet e publikuara brenda disa "Fast Food" në Prizren - AUV-i mbyll pesë lokale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme: Do t’iu vijë gërdi nga pamjet e publikuara brenda disa “Fast Food” në Prizren – AUV-i mbyll pesë lokale

    Insajderi
    16 October 2023 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion të inspektimeve në rajonin e Prizrenit të hënën, ndërsa ka mbyllur pesë lokale “Fast Food” dhe ka iniciuar 6 kundërvajtje.

    Në inspektim janë përfshirë komuna e Prizrenit dhe Malishevës.

    Janë realizuar 28 inspektime, 19 në Prizren e nëntë në Malishevë.

    Janë mbyllur pesë lokale ndërsa janë iniciuar gjashtë lëndë kundërvajtëse, ka bërë të ditur AUV.

    “Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë). Aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit. Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së”, ka njoftuar AUV.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark