Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale

    Insajderi
    16 October 2023 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derisa ka postuar drejtpërdrejtë nënshkrimin e marrëveshjes në profilin e tij në Faceook ka shkruar se në kuadër të kësaj marrëveshjeje shtohen edhe disa profesione të tjera, “duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve tona njerëzore”.

    Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit për herë të parë po mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

    Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014. Nëpërmejt tij synohet të ndihmohet bë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark