Gazetarja Behare Bajraktari tha sot se është larguar nga puna në Radio Kosova.
Bajraktari në një postim në “Facebook”, ka pretenduar se drejtori i ri i radios Arsim Halili e ka marrë këtë vendim që sipas saj ishte arbitrar dhe tinzar.
Por, këto akuza i ka mohuar vetë Halili, ai tha se ajo nuk është larguar nga puna. Sipas tij asaj i është kërkuar më shumë angazhim në konceptin programor.
“Deklarimet se gazetarja është hequr nga RTK Radio janë të pavërteta, pasi përkundrazi i është kërkuar më shumë angazhim duke përfshirë edhe realizimin e konceptit programor të deritashëm të saj për promovimin e ambientit dhe gazetarisë së gjelbër”, ka shkruar ai në Facebook.