Zjarret në Prishtinë, Rama ka një thirrje për banorët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarret në Prishtinë, Rama ka një thirrje për banorët

    Insajderi
    22 October 2023 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po bëhet punë e palodhshme për shuarjen e zjarreve të ndezura në fusha, në zona të ndryshme të Prishtinës.

    Përmes një postimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e ndezin barin e thatë, përcjell Klankosova.tv.

    “Punë të palodhshme janë duke bërë Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë bashkë me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca me në krye drejtorin, Lulzim Fushtica, duke u kujdesur që të shuajnë zjarret e ndezura në fusha në zona të ndryshme të Kryeqytetit”.

    “Ju lutemi qytetarë të keni kujdes, MOS E NDEZNI BARIN E THATË, MOS I DIGJNI HAMULLORET sepse rrezikoni jetë, rrezikoni gjallesat në natyrë, mund të digjni shtëpi”, ka shkruar Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark