Insajderi
Lajme

Kurti: Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave në vendin tonë e anekënd botës

Insajderi
23 October 2023 - 16:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave në vendin tonë e anekënd botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para arkivolit të skulptorit Luan Mulliqi, të vendosur në hollin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka marrë pjesë edhe në mbledhjen komemorative në nderim të profesorit Mulliqi, përcjell Klankosova.tv.

“Shumë mend dhe mund është dashur për punët e mëdha që bëri dhe veprën madhështore që na e la ne. Akademik e profesor, intelektual e artist, qytetar e patriot, Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave që shënojnë sheshe e rrugë në vendin tonë e në aq shumë vende tjera anekënd botës”, është shprehur Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark