Kurti në takim lamtumirës me Minxhozin, e falënderon për kontributin e çmueshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim lamtumirës me Minxhozin, e falënderon për kontributin e çmueshëm

    Insajderi
    23 October 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e priti në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

    Zyra e Kryeministrit e përshkroi si “të përzemërt” takimin ku Kurti thuhet se e falënderoi Minxhozin.

    “Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim të përzemërt, Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Minxhozi për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme”, thuhet në njoftim.

    Minxhozi, sipas ZKM-së “e falënderoi kryeministrin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt”.

    “U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës. U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark