Gjendet e vdekur një 40 vjeçare në Livoq të Gjilanit, dyshohet se ka kryer vetëvrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur një 40 vjeçare në Livoq të Gjilanit, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

    Insajderi
    23 October 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete tek penda e Livoqit në Gjilan. Sipas policisë, trupi i pajetë i përket një gruaje rreth moshës 40 vjeçare. Po ashtu, dyshimet e para janë se e njëjta ka kryer vetëvrasje.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar rastin.

    Policia gjendet në vendngjarje.

    Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark