FSK-ja njoftin për realizimin e ushtrimeve fushore “Iron Wolf” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja njoftin për realizimin e ushtrimeve fushore “Iron Wolf”

    Insajderi
    23 October 2023 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga 25 deri më 27 tetor do ta realizojë ushtrimin fushor “Iron Wolf”.

    FSK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve të FSK-së në drejtim të Gjakovës.

    “Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 25-27 Tetor 2023, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë ushtrimin fushor ‘Iron Wolf’ në kuadër të planit të aktiviteteve. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojëve nga vendbanimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nëse do të keni vonesa në komunikacion për shkak të lëvizjes së personelit dhe teknikës ushtarake në rrugët e Kosovës”, thuhet nga FSK-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark