"Të gjitha marrëveshjet e nënshkruar të zbatohen" - Vuçiq reagon sërish pas takimit në Bruksel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të gjitha marrëveshjet e nënshkruar të zbatohen” – Vuçiq reagon sërish pas takimit në Bruksel

    Insajderi
    26 October 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar sërish pas takimit me funksionarë të lartë evropianë, shkruan Insajderi.

    Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën të zbatohen.

    Ai ka theksuar se nuk do ta njohin si shtet Kosovën e as anëtarësimin e saj në OKB.

    “Serbia, në përputhje me politikën e saj, ka thënë qartë se dëshiron që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen. Ne gjithmonë e kemi theksuar vetëm një gjë, ajo është se nuk mund ta pranojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB, as pavarësinë e Kosovës“.

    Sipas tij Serbia do “paqe” dhe do të veprojë me përgjegjësi ndërkohë që BE do të shikojë se kush po e pengon progresin.

    “Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e ZSO-së, por më duket se sot është e qartë për të gjithë se nuk bëhet fjalë për nënshkrim, por për zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne duam paqe dhe do të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi. Jam i bindur se ose do të duhet të arrijmë progres, ose do të jetë e qartë për të gjithë në Evropë se cilët janë ata që e pengojnë progresin”, ka shkruar presidenti Vuçiq në profilin e tij në Instagram.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark