
Pas katër ditësh në grevë, Ministria e Ekonomisë më në fund ka dalë me një reagim lidhur me gjendjen e minatorëve në Trepçë, shkruan Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, ata kanë që kanë mbajtur kontakt të rregullt me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve në ndërmarrjen “Trepça” .
Tutje, nga ministria u kanë kërkuar minatorëve që sa më parë t’i kthehen punës.
“Lusim minatorët dhe punonjësit tjerë të Trepçës për bashkëpunim, dhe që ata t’i kthehen punës sa më parë sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të arrijmë sukses dhe të përmbushim qëllimet tona të përbashkëta për një Trepçë më të fortë, për punonjësit e saj, për vete e për shtetin tonë“, thuhet në reagimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Nga Bordi jemi informuar se kërkesat e grevistëve fillimisht, më datë 24 tetor 2023, kanë qenë si vijon:
“1. ekzekutimi i pagave për muaj të bëhet nga data 1 deri me datën 10 në muajin pasues;