Njësiti FAST arreston 43 vjeçarin e kërkuar nga Serbia për korrupsion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësiti FAST arreston 43 vjeçarin e kërkuar nga Serbia për korrupsion

    Insajderi
    30 October 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrestohet në Kosovë 43 vjeçari i kërkuar nga Serbia për korrupsion, i cili ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burgim nga Serbia.

    Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor nga Ilecu FAST Kosova.

    Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari A.B me vendim të prokurorit është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

    “Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 30.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim. Njësiti FAST, ka arrestuar personin A.B., (viti i lindjes 1980) të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, i kërkuar nga Serbia për vuajtje dënimi prej 3 vite e 4 muaj burg, lidhur me veprën penale “Korrupsion”. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”. thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark