
Ka ndërruar jetë personi i dytë i përfshirë në vrasjen e së dielës në Vushtrri.
Të dielën në mbrëmje kishte ndodhur një përledhje me armë zjarri mes dy grupeve. Si pasojë, i riu kishte marrë plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe po trajtoheh në Intenzivë.
Burimet e Gazetës Insajderi treguan se ai ka ndërruar jetë gjatë natës.
Po ashtu për vdekjen e tij ka raportuar edhe Policia e Kosovës.
“Vushtrri 29.10.2023-15:50. Raportohet se me datën 30.10.2023 në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.
Nga ky rast, ka mbetur i vdekur në vend edhe një person tjetër.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tash janë arrestuar pesë persona lidhur me këtë rast.
/Gazeta Insajderi/