
Deputeti Nard Ndoka ka folur për përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend.
Ai u shpreh se kjo çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar është një sinjal i qartë që po futemi në një greminë institucionale.
“Unë do ta konsideroja si periudhën më të rrezikshme për pleuralizmin shqiptar. Këto përplasje si ngjarje shpeshherë kalojnë edhe si lajme pa rëndësi. Çfarë po ndodh sot në parlamentin e Shqipërisë është një sinjal i qartë që po futemi në një greminë institucionale për faktin që roli i opozitës është që të kontrollojë qeverisjen, pra për këtë votojnë edhe qytetarët”, tha ai për Ora News.
“Kjo po zhbëhet si një e drejtë kushtetuese, si një e drejtë e votës përfaqësuese të qytetarëve me vendime drastike të cilët nuk kanë ndodhur në 30 vite”, tha Ndoka.