Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën materiale ndërtimi në Obiliq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën materiale ndërtimi në Obiliq

    Insajderi
    07 November 2023 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit kishin vjedhur disa materiale ndërtimore.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në fshatin Plementin, Obiliq.

    Tutje thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është në procedurë hetimore.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin vjedhur disa materiale ndërtimore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark