Deponohen në një bankë në Prishtinë 251 monedha false nga dy euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deponohen në një bankë në Prishtinë 251 monedha false nga dy euro

    Insajderi
    08 November 2023 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar banke në kryeqytet, ka raportuar në polici se janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2 euro, të cilat dyshohet se janë false, shkruan Insajderi.

    Parat siç bëhet me dije nga raporti i policisë janë sekuestruar nga ekipet e forenzikës.

    “Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark