Insajderi
Lajme

Kurti emëron drejtorin e institutit për krimet e luftës

Insajderi
08 November 2023 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti emëron drejtorin e institutit për krimet e luftës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se e ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Vetë Kurti njoftoi për këtë në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, ku tha se Arifi do t’i prijë “këtij procesi të rëndësishëm”.

“Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror”, tha Kurti, duke shtuar se po angazhohen “për adresimin e të gjitha krimeve” dhe “për t’i matur dëmet e shkaktuara”.

“Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen e ruajtjen e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë edhe neve, edhe brezave pas nesh”, tha ai.

Kurti tha se se Arifi është ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark