Ky është inxhinieri i Trepçës që dyshohet se rrahu drejtorin Karaça në zyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është inxhinieri i Trepçës që dyshohet se rrahu drejtorin Karaça në zyre

    Insajderi
    09 November 2023 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bahri Karaçës, ushtrues i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg është rrahur në vendin e punës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Gazeta Insajderi mëson se ai është rrahur nga një inxhinier i minierës së “Trepçës”. Sipas burimit, i dyshuari është Avdi Peci.

    Sipas këtij burimi, assyeja e përleshjes ka qenë lidhur me një vërejtje që ky i fundit ka marrë nga drejtori.

    Sipas zëdhënësit të Policisë, i dyshuari është duke u intervistuar në stacion policor.

    Rreth orës 11:00, ankuesi M/K/Sh, ka raportuar se në vendin e tije të punës në zyrat e Mineres në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari M/K/Sh. Viktima ka kërkuar treman mjekësor. I dyshuari është duke u intervistuar”, tha Zahiti.

    /Gazeta Insadjeri/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark