Lirohet nëna që braktisi foshnjën në një bodrum në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Lirohet nëna që braktisi foshnjën në një bodrum në Tiranë

    Insajderi
    12 November 2023 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës ka liruar 30-vjeçaren e cila u arrestua për braktisjen e foshnjës së saj të sapolindur në një bodrum në zonën e Yzberishit.

    Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt ekspertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.

    Gruaja para togave të zeza u shpreh se fëmija ishte fryt i një marrëdhënie të prishur ndaj nuk mund të kujdesej e vetme për foshnjën.

    Top Channel mëson se 30-vjeçarja me origjinë nga Pogradeci nuk ishte e martuar dhe jetonte me prindërit. Ajo nuk e kishte ndjekur shtatzëninë me asnjë mjek dhe lindjen e kreu në bodrumin ku u gjet fëmija nga banorët e zonës të cilët njoftuan policinë. Vajza ishte larguar disa blloqe pallatesh nga banesa e saj për të kryer lindjen dhe në pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia shfaqet e vetme.

    Të birin menjëherë pas lindjes dhe pa i prerë kordonin umbelikal ajo e hodhi të zhveshur në papastërtitë e garazhit të lëna pas reshjeve të shumta që ndodhen mëngjesin e së mërkurës. Në momentin e mbërritjes në reanimacion mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes së fëmijës dëmtime të cilat i sollën dhe vdekjen./ Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark