Haradinaj e ndjek nga afër ndeshjen Kosovë – Izrael - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e ndjek nga afër ndeshjen Kosovë – Izrael

    Insajderi
    12 November 2023 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se është duke e shikuar ndeshjen Kosova vs Izrael, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë – aty shihet edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Ndeshja është e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për “Kampionatin Evropian 2024”.

    Haradinaj ka uruar për fitoren e dardanëve, si dhe mikpritje për mysafirët

    ”Uroj të jetë një lojë e bukur sot mes Kosovës dhe Izraelit në Stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe një fitore të djemve tanë Dardanë! Le të tregojmë shpirtin sportiv në fushë e mikpritës jashtë saj! Forca Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

    Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej muajin e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark