Deputeti komenton gjendjen e stadiumit: Kjo fushë është imazhi më i keq që servohet botës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti komenton gjendjen e stadiumit: Kjo fushë është imazhi më i keq që servohet botës

    Insajderi
    12 November 2023 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka komentur gjendjen e fushës më stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Ai thotë se fusha është imazhi më i keq që i servohet botës për shtetin e Kosovës.

    Sipas tij, është e pakuptueshme se si që 23 vjet pas çlirimit nuk është ndërtuar një fushë futbolli e cila nuk shëndrrohet në moqal sapo bie shi.

    Postimi i tij i plotë:

    E kuptoj që skemi pas buxhet ta ndërtojmë një stadium olimpik, por që 23 vjet pas çlirimit nuk kemi mundur ta bëjmë bile një fushë futbolli që nuk shëndrrohet në moqal sapo bie një shi kjo asesi të kuptohet.

    Shi bie edhe më shumë në Evropë, po kësi fushë moqali nuk sheh as në stadiumet e ligave të katërta.
    Kjo fushë është imazhi më i keq që servohet botës për shtetin të Kosovës.Sportistat tanë po luajnë në ligat më të forta Evropiane, e infrastruktura jonë sportive e mjerueshme.
    E pafalshme…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark