Insajderi
Lajme

Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për kapjen e prizrenasit – FOTO

Insajderi
13 November 2023 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për kapjen e prizrenasit – FOTO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi.

Policia ka publikuar fotografinë e tij, derisa thotë se i dyshuari N.N kërkohet për veprën penalë “Shpërdorim i pasurisë se huajë” që ka ndodhur me 04.07.2023, në Prizren.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmojnë në arrestimin e personit të dyshuar. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192, ose 029 244 740 apo sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, policia thotë se të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark