Kontrabandë me mjaltë - Arrestohen dy persona në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrabandë me mjaltë – Arrestohen dy persona në Ferizaj

    Insajderi
    13 November 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar për kontrabandë me mjaltë mesditën e sotme në Ferizaj. Pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Dogana ka rezultuar me prangosjen e dy të dyshuarve.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

    Po, mund të ju konfirmoj se sot janë arrestuar dy persona si të dyshuar për kontrabandë me mjaltë” tha Jashari për Insajderin.

    Gjatë aksionit është sekuestruar sasi e madhe e mjaltës që është kapur duke u kontrabanduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark