Zyberaj apelon: Kujdes nga mashtrimet në emër të Behgjet Pacollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyberaj apelon: Kujdes nga mashtrimet në emër të Behgjet Pacollit

    Insajderi
    13 November 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacolli apelon për kujdes nga mashtrimet që bëhen në emër të kryetarit të AKR-së.

    Siç njofton Zyberaj, në rrjete sociale qarkullojnë video të rreme dhe montazhe, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve. Mirëpo ai sqaron se nga to nuk ka asgjë të pavërtetë.

    Shkrimi i plotë:

    Kujdes!

    Ka një kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullojnë video të rreme dhe montazhe, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve. Dua të theksoj se nuk ka asgjë të vërtetë, dhe bëj thirrje që të shmangen këto manipulime nga individë me qëllime të këqija që synojnë mashtrimin. Në të njëjtën kohë, bëj thirrje që njesia e krimeve kibernetike të ndjekë individët që po mashtrojnë dhe manipulojnë qytetarët. Janë dhjetëra faqe në rrjetet sociale që përdorin profile të rreme nẽ emër të Presidentit Behgjet Pacolli për qëllime mashtrimi ndaj qytetarëve. Ju lus dhe këshilloj që t’i shmangeni atyre dhe t’i raportoni.

    Përsëris, kjo është një përpjekje manipulimi dhe asgjë nga ajo që po shpërndahet nuk është e vërtetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark