Ish-kryeinspektori i AKI-së paralajmëron: Besoj që Serbia ka plane ogurzeza për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryeinspektori i AKI-së paralajmëron: Besoj që Serbia ka plane ogurzeza për Kosovën

    Insajderi
    13 November 2023 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7 se Serbia ka plane ogurzeza për Kosovën.

    Ramadani ka thënë se Serbia nuk do të mjaftojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


    Sipas tij, në një botë ideale do të ishte i duhur çdo mekanizëm që mbron pakicat.

    Por ai thotë se në këtë rast kemi të bëjmë me Serbinë e që ka plane kundër Kosovës.

    ”Nëse ka plane ajo ka me i keqpërdor jo vetëm komunat, por edhe Asociacionin. Unë po flas për rreziqet. Sikur të jetojmë në një botë utopike mekanizmat shtesë për mbrojtjen e pakicave do të ishte ideale për demokracinë. Por po flasim për Serbinë që ka plane ogurzeza”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark