"Dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve" - Kabashi me kritikat për prokurorët e Speciales - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve” – Kabashi me kritikat për prokurorët e Speciales

    Insajderi
    14 November 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshmitari i radhës që dëshmon në rastin e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, është Shefqet Kabashi.

    Kabashi ka kritikuar Prokurorinë e Gjykatës Speciale duke thënë se dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve.

    Paraprakisht, trupi gjykues e pranoi dëshminë e tij dhënë në prokurori lidhur me rastin Limaj si provë materiale. Kabashi ka thënë se ato që i ka thënë ishin të vërteta.

    Pjesë nga dëshmia:

    Prokurori: Në çështjen Limaj ju keni dhënë dëshmi me masa mbrojtëse, identiteti juaj nuk është bërë publik. Në çështjen Limaj ka qenë ë vështirë për ju të jepni dëshmi sepse jeni quajtur tradhtar dhe ju kanë kërcënuar familjen, pse vendose që pavarësisht këtyre kërcënimeve e akuzave pse vendosët që gjithsesi të jepni dëshmi. Pse vendosët të jepni dëshmi në çështjen Limaj?

    Kabashi: Sepse nga viti 1998 që kam marrë urdhra nga komandanti i mëparshëm për të vrarë njerëz dhe nuk i kam vrarë këta njerëz dhe ata nuk ndaluan asnjëherë edhe pse ata ishin në burg, e kam ditur që jeta ime ka qenë në rrezik, por për mua ka qenë më e rëndësishme që të ndaloja por unë nuk u dorëzova asnjëherë, sepse për ne nuk ishte e nevojshme të bënim ato gjëra, në kuptimin të vrisnim njëri tjetrin, për besime të ndryshe ose për arsye të ndryshme politike. Ne jemi të gjithë shqiptarë, dhe ne nuk I bëjmë gjerat ë tilla që I kemi bërë në luftë dhe pas lufte.

    Prokurori: Kur dole si dëshmitar në rastin Haradinaj, iu përgjigje pyetje të prokurorisë?

    Kabashi: Sa më kujtohet iu jam përgjigjur disa pyetjeve, por nuk desha sepse pas çështjes Limaj e Haradinaj, në 2007-ës…sepse me sa shihej askush s’mund t’i ndalonte krimet që po kryheshin…

    Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë. Ai po dëshmon në anglisht, meqë siç tha nuk do që të keqkuptohet nga përkthyesit shkaku i dialektit të Kosovës.

    Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.

    Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur ish-kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark