Pas anulimit të protestës, kur pritet që Kurti të takohet me NjSI? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas anulimit të protestës, kur pritet që Kurti të takohet me NjSI?

    Insajderi
    15 November 2023 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protesta e javës së kaluar nga Njësiti Elitar i Policisë së Kosovës është anuluar, kjo për shkak se kryeministri i vendit, Albin Kurti iu kishte premtuar takim. Dita e takimit nuk është caktuar ende.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri i njëjti tha se nuk kanë ende ndonjë datë.

    Sindikata e Policisë së Kosovës nuk është njoftuar deri më tani për mbajtjen e takimit”, ka thënë Zeqiri.
    Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe Qeveria e Kosovës, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

    Pakënaqësitë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë i kanë nxjerrë në rrugë, para dy javësh, pjesëtarët e Njësive më Elitare të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME).

    Të veshur në uniforma, por pa armë, ata protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës me tri kërkesa kryesore: kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe që të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

    Një tjetër protestë u paralajmërua nga ta për të martën e javës që shkoi (07.11.2023), por po atë ditë Policia njoftoi se protesta është pezulluar përkohësisht.

    Ky vendim erdhi pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi atyre takim zyrtar për t’i diskutuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur një zgjidhje.

    Mbetet të shihet se kur do të mbahet takimi dhe cila do të jetë zgjidhja, nëse do të ketë.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark