Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë - Policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë – Policia nis hetimet

    Insajderi
    15 November 2023 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pas mesnate në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai ka shtuar se rasti është duke u hetuar, dhe në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë plumbi.

    “Atë që mund t’ju konfirmoj është se rreth orës 01:00 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë plumbi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Elezaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark